Lexoni edhe:
Qeveria miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për këtë vit
Deputeti nga radhët e PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, përmes një postim të bërë në rrjetin social Facebook, ka folur për gjendjen aktuale në vend.
Ai ka thënë se situata me pandeminë është drejt kolapsit.
Qeveria miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për këtë vitLexoni edhe:
Haxhiu ka theksuar se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsit.
Postimi i plotë:
Vërtetë jemi të çuditshëm!
Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja.
Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit.
Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur.
Ka probleme substanciale organizative, profesionale , shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës.
Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së coronavirusit.
Dhomat e pacientëvetë të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat.
Institucionet siç është p.sh. Kuvendi i Kosovës dhe të tjerët që i kanë vendosur kabinat dezinfektuese në hyrje të objektit le t’i dhurojnë ato për klinikat me COVID-19.
Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë.
Të fillojnë punën menjëherë specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri me 31.12.2020 dhe me pasë me pagesë nga viti i ardhshëm.
Të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19.
Të punohet urgjentisht në përgaditjen e hapësirave për pranim të numrit edhe me të madh të pacientëve të mundshëm.
Ju lutem të keni kujdes sepse situata është në limitet e kapciteteve shëndetësore dhe humane,është buzë kolapsit!
(Kosova Sot Online)