Gjoshi i PDK-së: Osmani është profitere, ta shkarkojë bashkëshortin e saj
Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani që të nxjerrë dekret për shkarkimin e bashkëshortit të saj.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, sepse Osmani është profitere në tregun politik në vend.
Postimi i plotë i Gjoshit:
“Parimorja” Osmani akoma nuk e ka nxjerrë dekretin për shkarkimin e burrit të saj të emëruar Ministër në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.
Emri i radhës që duhet t’ia dorëzojë dekretin për t’u kthyer në shtëpi është emri i burrit të saj.
Ky do të ishte shembulli nëse Vjosa Osmani do t’iu tregojë qytetarëve të këtij vendi se dallon nga prindërit dhe familjarët e të shkarkuarëve një ditë më herët.
Miq të mi!
Ja ku po ua them se Vjosa Osmani nuk do ta shkarkojë burrin e saj të emëruar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm.
Ajo nuk do ta shkarkojë sepse nuk është shembull i mirë, por është veç një profitere në tregun politik të Kosovës.
Ajo nuk i ka dhënë asgjë politikës kosovare, përveç që ka mbjellur urrejtjen në mesin e popullit bashkë me atë tjetrin, Albin K.
(Kosova Sot Online)