“Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë”, nisin shakatë për presidentin serb pas refuzimit të lejes

  • E. /
  • 26 November 2020 - 14:32
“Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë”, nisin shakatë për presidentin serb pas refuzimit të lejes

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë kërkesë gjatë vikendit për të vizituar Kosovën. Por, autoritetet kosovare ia kanë refuzuar këtë kërkesë.

E pas refuzimit të kërkesës së tij, kanë filluar shakatë me presidentin serb.

Në rrjete sociale po qarkullon një foto e një gruaje të ulur në autobus, e që i ngjason Vuçiqit.

“Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë pa leje ”, është mbishkrimi i kësaj fotoje.

Nuk dihet nëse gruaja ngjason vërtetë me Vuçiqin apo është përdorur fotoshop.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Kosovës e kishte konfirmuar kërkesën e zyrës së presidentit serb, por kishte thënë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës.

Bashkë me Vuçiç, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

(Kosova Sot Online)