![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Skandaloze: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës
![Skandaloze: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/27/auto_640-0-5fc009982bd6a-600x3601606462082.jpg)
Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.
Ndërkohë televizioni argjentinas, “Todo Noticias”, ka publikuar një foto ku shfaqet punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të Maradonës.
Në foto shihet se si punonjësi ka vendosur dorën e djathtë mbi ballin e Diegos, ndërsa me gishtin e madh të dorës tjetër tregon nga gjeniu i futbollit. Foto në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur “tërbimin” e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.
Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.
(Kosova Sot Online)