Gani Geci tregon se çka e dallon me Albin Kurtin e Hashim Thaçin
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka treguar se çka e dallon atë nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ish-presidenti, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Geci ka thënë se Thaçi e Kurti e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen, ndërsa ai Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën.
Geci ka treguar edhe arsyen se pse e mbron këtë parti.
“Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaqit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën. E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane”, ka shkruar Geci.
https://www.facebook.com/GaniGeciLDK/posts/3801005643244571
(Kosova Sot Online)