Hoti para FSK-së thotë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër për liri

  • G.g /
  • 27 November 2020 - 12:58
Hoti para FSK-së thotë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër për liri

Kryeministri u vendit Avdullah  Hoti ka thënë sot se Qeveria e Kosovës do të mundësoj zhvillimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në fjalimin e tij para ushtarëve të FSK-së, Hoti u shprehi urime ushtarëve për Ditën e Forcës.

“Ju shpreh urimet më të ngrohta për këtë ditë. Edhe gjatë muajve të rëndë të këtij viti pjesëtaret e FSK-së e kanë dhënë provimin. Më lejoni që në Ditën e Forcës të iu shprehë mirënjohjen dhe falënderimit gjitha vendeve mike që fal ndihmës së tyre FSK-ja është institucion që na bënë krenar të gjithëve. Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke blerë pajisje me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre. FSK-ja me hapa të sigurt po i vendosë konturat e një ushtrie. Pa e harruar të kaluarën ne jemi të vendosur të punojmë krahas vendeve tjera”, ka thënë ai.

Me këtë rast Hoti u deklarua edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, për të cilën ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët. Sipas kreut të ekzekutivit populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për liri e pavarësi.

“Republika e Kosovës do të integrohet në Bashkimin Evropian. Me qëllim të arritjes së një marrëveshje me Serbinë ne jemi të përkushtuar me të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Republika e Kosovës ka dhënë prova të fuqishme se është për paqe e marrëdhënie të mira. Populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për pragun e derës për liri e pavarësi. Ne do të kërkojmë që drejtësia ta thotë fjalën e plotë të saj”, ka thënë ndër të tjera ai. 

(Kosova Sot Online)