![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person
![Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/27/auto_policia-1-1-1392x766-1-600x3601606487715.jpg)
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”. Bëhet fjalë për Fatmir Bashën nga Peja.
Përmes një komunikate për media, Policia e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)