![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Zëvendëskryeministri uron 28 Nëntorin, viziton varrin e Heroit Zahir Pajaziti
![Zëvendëskryeministri uron 28 Nëntorin, viziton varrin e Heroit Zahir Pajaziti](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/28/auto_128376228_10157482752776611_1594456541380402953_o-600x3601606552865.jpg)
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar sot varrin e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 28 Nëntorit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë.
“A ka ma mirë e më nder se ta fillosh festën këtu ku prehet Heroi i Kombit, Zahir Pajaziti. Liria ka emër, me dëshmorët që u flijuan për atdhe dhe luftëtarët e gjallë që sot nuk janë vetëm fizikisht me ne. Urime shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157482753591611(Kosova Sot Online)