Vëllai i Nasim Haradinajt ishte dënuar dhe rrahur brutalisht nga serbët në moshën 16 -vjeçare
Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ka treguar se si vëllai i Nasim Haradinajt, Agroni, ishte dënuar politikisht me tre vite e shtatë muaj burgim në moshën 16-vjeçare.
Zharku ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një foto të Agronit me gjyshen e tij, e cila ishte realizuar pas dërgimit nga burgu në spital, meqenëse ishte rrahur.
“Kjo foto flet sa 1000 fjal, nëpermjet saj pasqyrohet Lufta e brezave për Liri dhe Pavarsi. Buzëqeshja pas torturave tregon guximin,përkushtimin dhe besimin në rrugen e Lirisë. Prandaj vendosa që nëpermjet kësaj foto të ju uroj Festat e Nëntorit të Lavdis Kombëtare”, ka shkruar Zharku.
Postimi i plotë:
Agron Haradinaj me gjyshen në foto! Fëmija i vetëm 16 vjeçar në ish Jugosllavi, e ndoshta edhe në Botë si i dënuar politikisht me 3.7 vite burg.
Agroni është vëllai i Nasim Haradinajt, dhe kjo foto në spital është realizuar pas dërgimit nga burgu në spital ku ishte rrahur, atëherë vetëm 16 vjeçar.
Kjo foto flet sa 1000 fjal, nëpermjet saj pasqyrohet Lufta e brezave për Liri dhe Pavarsi. Buzëqeshja pas torturave tregon guximin,përkushtimin dhe besimin në rrugen e Lirisë. Prandaj vendosa që nëpermjet kësaj foto të ju uroj Festat e Nëntorit të Lavdis Kombëtare.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit.
Rrespekt Luftëtarëve të Lirisë.
XH.ZH
(Kosova Sot Online)