Kështu e festonte Adem Jashari 28 nëntorin, publikohen foto të rralla të festës brenda odës së tij
I veshur me një bluzë të kuqe me shqiponjën e zezë në xhepë, është njëra ndër fotografitë më të rralla të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi që besohet se deri më tash nuk është parë në publik.
Në një fotografi Adem Jashari mban një revole, derisa në tjetrën një kallashnikov.
Ashtu siç shihet edhe në fotografi, Adem Jashari ka të veshur një maicë të kuqe me shqiponjë të zezë.
Kujtojmë se me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.
Ndërsa Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.
(Kosova Sot Online)