Lexoni edhe:
Lajmi i Fundit: 16 të vdekur nga COVID-19 dhe 626 raste të reja për 24 orë
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi ka treguar se ka marrë vendim që ta zbukuroj qytetin pas kërkesave të qytetarëve.
Bahtiri javë më parë kishte thënë se nuk do ta zbukuroj, por duket se presioni i qytetarëve ja ndryshoj mendjen kryetarit.
Ndryshe, para një jave, nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, ka thënë se për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, nuk do të zbukurohet qyteti për festa.
Lajmi i Fundit: 16 të vdekur nga COVID-19 dhe 626 raste të reja për 24 orëLexoni edhe:
Postimi i plotë:
Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.
Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.
Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.
AB
(Kosova Sot Online)