
Lexoni edhe:
Zgjidhja e krizës është në zgjedhje të reja, një Kuvend që nuk voton ligjërisht dhe praktikisht nuk ekziston
Sonte ka nisur të bie bora e parë në kryeqytet.
Reshjet e para të borës kanë rënë sonte në orët e vona në Prishtina. Nga pamjet shihet se reshjet janë të rralla ndërkohë që sonte janë shënuar temperatura të ulëta në vend.
“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.
Datat:
29.11 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
30.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.
Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C.
Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.
(Kosova Sot Online)