Masat e reja anti-Covid, Armend Zemaj ka një njoftim për shkollat

  • E. /
  • 30 November 2020 - 12:20
Masat e reja anti-Covid, Armend Zemaj ka një njoftim për shkollat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se gjysmëvjetori i parë i këtij viti sjkollor mund të përfundojë më herët se që ihte planifikuar.

Zemaj ka deklaruar se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me COVID-19 dhe me gripn sezonal.

“Sot do të ulemi pasdite dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurtohet gjysmë vjetori i parë, dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me covid”, ka thënë Zemaj gjatë një aktiviteti ku janë pranuar një sasi e vaksinave kundër gripit sezonal.

Për masa tjera ai ka thënë se do të vazhdojnë me ato të mbylljes pas orë 19:00, në komunat që janë në zonë të kuqe, dhe se vendimet tjera do të jenë varë prej situatës.

(Kosova Sot Online)