
Lexoni edhe:
Për një ditë Gjermania shënon mbi 13.000 raste me koronavirus
Një sistem kanalizimi 1.800 vjeçar u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike në Amida Tumulus, i përshkruar si “zemra e qytetit të vjetër”, në rrethin historik Sur në Turqinë juglindore.
Gërmimet në Amida Tumulus, që priti shumë civilizime, përfshirë Urartianët, Persët, Romakët, Umajadët, Abasidët, Selxhukët, Artukidët dhe Osmanët, përfunduan këtë vit.
Për një ditë Gjermania shënon mbi 13.000 raste me koronavirusLexoni edhe:
Gjatë gërmimeve, një ekip prej 22 ekspertësh, i udhëhequr nga profesor Irfan Yildiz i Universitetit të Dicle, nën Ministrinë turke të Kulturës dhe Turizmit, zbuluan sistemin e kanalizimeve që daton nga kohërat romake.
Duke folur për AA, Yildiz tha se rezultatet e suksesshme nga gërmimet dëshmojnë vlerën historike të qytetit në provincën Diyarbakër.
Ai theksoi se në fazat e mëparshme të gërmimeve të këtij viti, po ashtu u zbuluan tubacione uji 1.800 vjeçare dhe dhoma varrimi 1.700 vjeçare.
“Sidoqoftë, niveli i teknologjisë që dëshmuam në sistemin e kanalizimeve romake është madhështor”, shtoi ai./AA
(Kosova Sot Online)