Skender Hyseni: E kujtojmë me mall presidentin Rugova

  • E. /
  • 02 December 2020 - 09:47
Skender Hyseni: E kujtojmë me mall presidentin Rugova

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni e ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugovën në ditën e ditëlindjes.

“Dr.Ibrahim Rugova, ai njeriu i urtë, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerzit, ishte arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës. Me butësinë e tij të fjalëve dhe konsistencën ë qëndrime, ai fitoi simpatinë dhe përkrahjen e fuqishme ndëkombetare për vizionin e tij politik e kombëtar.  Ndërsa e kujtojmë me mall sot, në ditën e lindjes së tij, nuk ka si të mos thuhet se Ibrahim Rugova poashtu instaloi, për herë të parë në Kosovë, një sistem fundamental vlerash demokratike me orientim të padiskutueshëm për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe NATO.”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

“Ishte konsistent, plot besim, i palëkundur dhe stoik në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën!  Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Duke kujtuar Ibrahim Rugovën2 dhjetori 1944 është data e lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova. Dr.Ibrahim Rugova, ai njeriu i urtë, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerzit, ishte arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës. Me butësinë e tij të fjalëve dhe konsistencën ë qëndrime, ai fitoi simpatinë dhe përkrahjen e fuqishme ndëkombetare për vizionin e tij politik e kombëtar. Ndërsa e kujtojmë me mall sot, në ditën e lindjes së tij, nuk ka si të mos thuhet se Ibrahim Rugova poashtu instaloi, për herë të parë në Kosovë, një sistem fundamental vlerash demokratike me orientim të padiskutueshëm për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe NATO. Ishte konsistent, plot besim, i palëkundur dhe stoik në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!S.H.

(Kosova Sot Online)