![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/02/200x200_ggggggggggggggg1606903572.jpg)
Lexoni edhe:
Armend Zemaj pas takimit me Avdullah Hotin: U dakorduam për vendimet për festat e fundvitit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një lokal në Prishtinë.
Dy të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur para nga arka e lokalit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE E ARMATOSUR/Prishtinë 01.12.2020-18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar ne një lokal, dy te dyshuar nen kërcënimin e armës nga arka i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për te lënduar.
(Kosova Sot Online)