Isufi i AAK-së: Nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon këtë Qeveri, vendi shkon në zgjedhje

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 21:26
Isufi i AAK-së: Nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon këtë Qeveri, vendi shkon në zgjedhje

Anëtari i AAK’së, Ahmeti Isufi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth votës së deputetit Etem Arifi, mund të rrëzojë Qeverinë Hoti.

“Po realisht nëse gjykata Kushtetuese e rrëzon këtë qeveri, atëherë shkojmë në zgjedhje pasi nuk ka kuptim më nëse konsiderohet se kemi një votim të paligjshëm. Nuk ka arsye të vazhdohet pasi do kishte shkelje kushtetuese dhe nuk ka kuptim të shkohet më tutje”, tha ai.

“Sipas deklaratave të sotme. U tha se kjo është çështje e mandatit të kaluar dhe nuk duhej lejuar deputetit të kandidonte. Me qenë se është prolonguar deri tani është çështje e Kushtetueses”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)