
Lexoni edhe:
Thirrja alarmante për mungesë oksigjeni në Spitalin e Gjakovës, Zemaj reagon ashpër: E turpshme, e pamoralshme
Sot, Parlamenti i Malit të Zi do të vazhdojë debatin mbi ekspozenë e kryeministrit në ardhje, Zdravko Krivokapiq dhe propozimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.
Në ditën e parë të punës, Krivokapiq paraqiti ekspozenë e tij dhe propozoi anëtarët e kabinetit qeveritar.
Gjatë prezantimit të programit të punës së qeverisë së re, në seancë mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Anëtarët e opozitës dhe shumica parlamentare kritikuan ekspozenë dhe përbërjen e kabinetit të propozuar nga Krivokapiq.
Megjithë kritikat, përfaqësuesit e partive të shumicës parlamentare deklaruan se ata do ta mbështesnin qeverinë e re malazeze sepse, siç thanë ata, DPS-ja e Gjukanoviqit nuk do të jetë më në të.
(Kosova Sot Online)