Punëtorët teknik protestojnë të hënën, paralajmërojnë edhe greva

  • E. /
  • 03 December 2020 - 12:58
Punëtorët teknik protestojnë të hënën, paralajmërojnë edhe greva

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në një konferencë për medie ka njoftuar se që nga e hëna të gjithë punëtorët teknik dhe sigurimi fizik, në qendrat spitalore do të protestojnë nga 2 orë, kështu nuk do të ofrojnë asnjë shërbim.

Kjo protestë vije pas diskriminimit që ju është bërë nga shteti shprehen sindikalistët.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, tha se ky vendim u është imponuar.

“Me prezencën e kryetarëve të shoqatave të punëtorëve teknik e atyre të sigurimit, u mor një vendim që neve na është imponuar për hir të një diskriminimi në raport me punëtorë. Që nga e hëna do të fillohet me protestë dy orëshe, nga 10-12 në të gjitha spitalet Qendrat e Mjekësisë dhe Ambulantat, nuk do të kryejmë asnjë shërbim. I qoftë për marre atyre që na diskriminuan ashtu siç bënë nga viti 1990-99”, tha ai.

Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, atëherë do të hyjnë në grevë.

“Nga java e dytë nëse  s’përmbushen  të drejtat  tona ne do të jemi në grevë. Na vjen keq për pacientet. Mbi 30 për qind e punëtorëve i kemi njerëz të prekur me Covid-19 dhe shteti nuk i ndihmoj, por i sanksionoj. Nuk ka më lutje, por vetëm hapa konkret. Kemi të drejtën tonë ligjore që të futemi ne grevë dhe ta kryejmë të drejtën tonë”, shtoi Azemi.

(Kosova Sot Online)