Lexoni edhe:
Abazoviç nervoz në Kuvendin e Malit të Zi: Duam marrëdhënie të reja me Serbinë
Oficerët e policisë u shqetësuan për situatën kur panë një makinë në orët e hershme të mëngjesit, vetëm për të gjetur një grua që i kishin plasur ujërat dhe ishe duke lindur.
Policët mbetën pa fjalë kur mësuan se gruaja ishte duke lindur dhe po voziste veten për në spital pasi që kishte ndaluar makinën duke iu dukur e dyshimtë, raporton “DailyStar”.
Abazoviç nervoz në Kuvendin e Malit të Zi: Duam marrëdhënie të reja me SerbinëLexoni edhe:
Ata e gjetën gruan pasi u shqetësuan se kush po voziste aq pakujdesshëm në orë të hershme të mëngjesit, transmeton lajmi.net.
Pasi e kapën derën e makinës dhe e panë gruan që ishte shumë e nevrikosur dhe pothuajse duke lindur.
Ata e siguruan makinën e saj, dhe e morën gruan për ta dërguar në spital të lindjes.
Oficerët u shprehën se gruaja ishte shumë e frikësuar dhe në dhimbje.
Ajo kishe vozitur rreth 50 kilometra në atë gjendje dhe ishte vetëm 10 minuta larg nga destinacioni.
Ata bënë edhe një postim në Twitter në lidhje me rastin, dhe pasi shumë persona shfaqën empati dhe interes rreth rastit, llogaria e policisë shkroi se sapo të marrin një aprovim nga gruaja, ato do të lajmëronin të gjithë rreth gjendjes se saj.
Shumë komente qenë pozitive, duke thënë se policia kishte bërë një punë të shkëlqyer, sepse puna e tyre nuk është vetëm të luftojnë krimin, por edhe të ndihmojnë qytetarët në situata të tjera.
(Kosova Sot Online)