Albert Krasniqi: Vjosa Osmani ka të drejtë të formojë parti politike

  • E. /
  • 03 December 2020 - 14:11
Albert Krasniqi: Vjosa Osmani ka të drejtë të formojë parti politike

Njohësi i çështjeve ligjore, Albert Krasnqi ka thënë se është i gabueshëm interpretimi se Vjosa Osmani nuk mund të formojë parti të re politike sa është ushtruese e detyrës së presidentes.

Krasniqi ka përmendur një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 për të argumentuar se Vjosa Osmani ka të drejtë të formojë subjekt politik.

“Interpretimi se Ushtruesja e Detyrës së Presidenti nuk ka të drejtë të formojë parti politike është i gabuar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, aktgjykimi ka thënë se nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën nëse Osmani në këtë rast ushtron edhe funksione partiake.

“Në vitin 2010, Jakup Krasniqi si U.D. i Presidentit i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se “a i ndalohet mbajtja dhe ushtrimi i postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së”.Gjykata kishte vendosur që nuk ka ndalim për ushtruesin e detyrës së Presidentit për ushtrimin e funksioneve në parti politike, dhe se mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të Presidenti dhe njëkohësisht ushtrimi edhe i postit të Sekretarit të PDK-së nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën (Aktgjykimi Nr. KO 97/10)”, ka shktuar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)