Kjo është dita kur mund të tërhiqen paratë e Trustit
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh moti.
Por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën këtë të premte kur edhe u votua në Kuvendin e Kosovës.
E menjëherë pas kësaj në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti tregoi për hapat e mëtejmë.
Ai tha se pas tetë ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.
Hoti tha se prej shumës së paraparë për këtë vit, 365 milionë euro nga buxheti i shtetit, deri tani janë ndarë 280 milionë, për biznese dhe qytetarë.
Kryeministri i vendit shtoi se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova radhitet në mesin e vendeve me pakon më të madhe për rimëkëmbje ekonomike.
Qeveria e Kosovës mund të bie por asnjëherë të shantazhohet, ka thënë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti kur është pyetur se a është shantazhuar ekzekutivi nga Lista Serbe lidhur me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Hoti ka thënë se në ditët e ardhshme do të adresojë disa çështje me Listën Serbe.
(Kosova Sot Online)