Lexoni edhe:
Richard Grenell 'detyroi' djalin e Trumpit të shkruante se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova?
Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive e Turqisë njoftoi se një tërmet është regjistruar afër qytetit Antalia, që shtrihet në bregdetin e Mesdheut.
Sipas njoftimit zyrtar, tërmeti kishte fuqi prej 5.2 shkallësh të Rihterit, shkruan Anadolu.
Ende nuk ka raportime fillestare për dëme apo viktima të mundshme.
Ndryshe, Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në fund të tetorit, nga një tërmet që e goditi rajonin e Izmirit mbetën të vdekur 117 persona në Turqi dhe 2 në Greqi.
Një tërmet edhe më i fuqishëm kishte ndodhur afër Stambollit në vitin 1999. Në atë kohë, fuqia e dridhjes ishte 7.6 shkallë të Rihterit dhe nga pasojat kishin vdekur rreth 17 mijë persona.
(Kosova Sot Online)