Turqia goditet sërish nga tërmeti i fortë

  • E. /
  • 05 December 2020 - 19:53
 Turqia goditet sërish nga tërmeti i fortë

Një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar ka tronditur sot Turqinë pranë Gazipa, në Antalia pasditen e kësaj të shtune, në orën 15.44 me orën lokale.

Sipas të dhënave të para, tërmeti kishte në një thellësi prej 77.58 kilometrash.

Lëkundjet kanë qenë të forta, ndërsa qytetarët kanë dalë jashtë banesave të tyre për shkak të panikut.

Sipas raportimeve të para, nuk ka të lënduar apo humbje jete. Autoritetet po vijojnë me verifikimin e dëmeve në terren.

Pak javë më parë, një tërmet me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi qytetin e Izmirit dhe ishullin Samos duke shkaktuar qindra të plagosur dhe mbi 100 të vdekur.

(Kosova Sot Online)