Petkoviq mbërrin në Kosovë, u përcjellë mesazhe të qeverisë serbe mjekëve në veri

  • E. /
  • 07 December 2020 - 11:19
Petkoviq mbërrin në Kosovë, u përcjellë mesazhe të qeverisë serbe mjekëve në veri

Këtë mëngjes, drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mbërritur në Kosovë, duke filluar vizitën e planifikuar dyditore.

Ai fillimisht e vizitoi Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, ku bisedoi me udhëheqjen lokale për situatën epidemiologjike në këtë komunë.

Me të mbërritur, Petkoviq tha se ua përcjellë punonjësve të Qendrës Shëndetësore përshëndetjet e udhëheqjes së Serbisë, ndërsa theksoi rëndësinë e punës së tyre në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Petkoviq mbajti një takim me menaxhmentin më të afërt të Qendrës Shëndetësore në ndërtesën e administratës në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjatë ditës ai do të ketë edhe disa takime tjera me udhëheqësit komunalë dhe serbët në veri të Kosovës.

Media ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nëse Petkoviq ka marrë leje për këtë vizitë, por nga MPJD ende nuk janë përgjigjur.

Petkoviq planifikon që gjatë kësaj vizite të futet deri në rajonin e Drenicës. Siç ka njoftuar zyra të cilën ai e drejton, Petkoviq do ta vizitojë edhe fshatin Bajë të Skënderajt.

(Kosova Sot Online)