Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti me fond kurruptiv prej 100 mijë euro jua mbyll gojën mediave, ti heshtin skandalet për dy mandate qeverisëse në Prishtinë
Një biznesmen rus, i cili ishte i martuar me vajzën e presidentit Vladimir Putin, kishte blerë aksione me vlerë prej rreth 380 milionë dollarësh për vetëm 100 dollarë, ka raportuar një faqe hulumtuese.
Hulumtimi i kryer nga faqja “iStories” në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u bë duke u mbështetur në një grumbull të dërgesave elektronike, të cilat hodhën dritë mbi një rreth të mbyllur familjarësh dhe personave të lidhur me presidentin rus.
Sipas këtij hulumtimi, Kirill Shamalov, i biri i një miku të vjetër të Putinit, kishte blerë aksione në kompaninë amë të gjigantit të petrokimikateve “Sibur”, përmes një kompanie të ashtuquajtur “offshore”. Marrëveshja ishte nënshkruar vetëm disa muaj pasi ai ishte martuar me Katerina Tikhonovan, shkencëtare dhe zyrtare universitare që raportohet gjerësisht si vajza e vogël e Putinit.
“Është e thjeshtë. Vajza e Putinit martohet dhe të sapomartuarit e marrin dhuratën prej 380 milionë dollarësh”, shkroi Alexey Navalny, politikan opozitar dhe aktivist kundër korrupsionit, i cili dyshohet se muaj më parë u helmua nga Kremlini.
Raportohet se çifti gjithashtu kishte shpenzuar miliona dollarë në blerjen dhe mobilimin e pronave të paluajtshme afër rezidencës së Putinit në Rusi dhe në Biarritz të Francës. Sipas dërgesave elektronike, një tepih ishte blerë për rreth 50 mijë funte, ndërsa 5.700 funte ishin shpenzuar vetëm për blerjen e librave japonezë. Të martuarit kishin bërë një jetë luksoze që ishte mbajtur e fshehur nga publiku.
Dërgesat elektronike u siguruan nga gazetarët hulumtues përmes një burimi anonim, që mund t’i ketë hakuar të dhënat. Sipas të dhënave, ka ekzistuar një rreth i ngushtë i të rinjve me pushtet nga Shën Petërsburgu, i cili në përgjithësi përbëhej nga fëmijët, nipat e mbesat e Putinit, miqtë e tij dhe kolegët në qeveri.
(Kosova Sot Online )