Lexoni edhe:
Eliot Engel mban seancën e fundit për Ballkanin, ka një dedikim për Kosovën
Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar për vjedhjen në shtëpinë e një serbi në komunën e Istogut, konkretisht në fshatin Dubravë.
“Ata që sulmojnë serbët në pronat e tyre qartë janë të inkurajuar nga atmosfera e krijuar për mosndëshkim të këtyre krimeve të inspiruara nga mesazhet e urrejtjes që janë rritur nga politika e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Zyrës së Petkovic.
Eliot Engel mban seancën e fundit për Ballkanin, ka një dedikim për KosovënLexoni edhe:
Zyra e ashtuquajtur serbe për Kosovën, përmes një komunikate, pa iu referuar ndonjë hulumtimi në terren se, serbët në jug të Ibrit, janë më të rrezikuarit në Evropë.
“Serbët në jug të Ibrit janë komuniteti kombëtar më i rrezikuar në Evropë, dhe është e nevojshme që ky fakt të pranohet përgjithësisht, dhe pastaj të merren masa adekuate për të përmirësuar situatën e sigurisë, veçanërisht në zonat e kthyera në Metohi”, thuhet në komunikatën e institucionit paralel.
“Për sa kohë që bëhen kërcënime ndaj serbëve dhe për sa kohë që sulmet ndaj tyre nuk ndëshkohen, nuk do të ketë bazë për të folur në Prishtinë për ekzistencën e një lloj shoqërie demokratike dhe civile në Kosovë dhe Metohi”, thuhet tutje në komunikatë.
(Kosova Sot Online)