![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/10/200x200_auto_zvicra1450897609-587x3301607587661.jpg)
Lexoni edhe:
Këto janë ndëshkimet për thyerjen e rregullave pandemike në Zvicër
Një burrë dhe një grua ia kanë marrë pa pëlqimin e saj vajzën 3-vjeçare një gruaje nga Obiliqi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa, siç shkruhet në raport, të dyshuarit kanë tentuar të udhëtojnë pasi e morën vajzën trevjeçare jashtë Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinjë. Në kufi ata janë ndaluar nga Policia. Fëmija i është kthyer nënës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Këto janë ndëshkimet për thyerjen e rregullave pandemike në ZvicërLexoni edhe:
“Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së.
(Kosova Sot Online)