Kritikohet Qeveria e Kosovës: S’keni asnjë plan për vaksinën anti-COVID

  • E. /
  • 10 December 2020 - 11:55
Kritikohet Qeveria e Kosovës: S’keni asnjë plan për vaksinën anti-COVID

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan konkret për ta siguruar vaksinën kundër COVID-19.

Uka pati kritika edhe lidhur me vaksinën kundër gripit sezonal, për të cilën tha se sërish MSH ka dështuar ta sjellë me kohë te qytetarët.

“E keni sjellë vaksinën kundër gripit sezonal me dy muaj vonesë dhe e keni rrezikuar shëndetin e popullatës. Dhe guxoni e na flisni për vaksinën kundër COVID edhe atëherë kur nuk keni asnjë plan konkret për ta siguruar atë”, tha Uka.

Sipas tij, më e shumtja që mund të bëjë Qeveria e Kosovës në luftë kundër koronavirusit, është që të japë dorëheqje.

“Me paaftësinë tuaj ju e keni sëmurë shëndetësinë, e keni rrënuar ekonominë dhe nuk e di se çfarë tjetër ju ka mbetur para se të shkoni në shtëpi. Por masa më e mirë që mund ta ndërmerrni kundër COVID-19 është padyshim dorëheqja juaj”, tha Uka.

 

(Kosova Sot Online)