
Aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Istog

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Tomoc në Komunë të Istogut.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura, ku siç shihet në fotografi të dy veturat kanë pësuar dëmtime materiale, shkruan "Kosova Sot Online".
Sipas informacioneve të marra nga burimet, personat e përshirë në aksident kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaktarët e këtij aksidenti.
Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme që lexuesit e “Kosova Sot Online” i kanë dërguar në redaksinë tonë.
(Kosova Sot Online)