Lexoni edhe:
Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Mjeku Nijazi Ahmeti ka vdekur pas infektimit me COVID-19.
Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.Lexoni edhe:
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në Facebook.
“Sot morem lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te dajes tone Nijazi Ahmeti. Ngushllime familjareve, shokve dhe gjithe kolegeve, do te kujtojme gjithmone me krenari per veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij.
Mjeku i njohur kosovar, Nijazi Ahmeti në profilin e tij në Facebook kishte lënë një porosi pas infektimit me COVID 19.
Ai shkruante se vetëm ata që e kanë përjetuar COVID 19 e dinë se cfarë sëmundje është, derisa, ka bërë thirrje për kujdes.
“Vetëm ata që kanë përjetuar sëmundjen Covid, mund të dijnë se çfarë monstrumi dhe keqëbërësi është …Kujdes!”, kishte shkruar ai.
Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miqtë e familjarët.
Në mesin e tyre është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehet i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmeti.
“Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë. Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën. Nijaziu u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
https://www.facebook.com/nijazi17/posts/3814952325222612:0
(Kosova Sot Online)