Gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

  • E. /
  • 11 December 2020 - 14:39
Gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës përmes një konferencë për media ka kërkuar sot zgjatjen e orarit të punës për bizneset, në këtë kohë pandemie.

Sipas tyre më e pakta që mund të bëhet për ta në këtë kohë krize është lejimi i punës me orar më të gjatë.

Petrit Kllokoqi përfaqësues i kësaj shoqate tha se kërkesa e tyre përkrahet edhe nga OEK, OEAK dhe AKB.

“Ne kërkojmë që orari i operimit të bizneseve të zgjatet. Ne rrethanat e tanishme më e pakte që mund të bëhet është zgjatja e orarit të operimit të bizneseve, tha Kllokoqi.

Ai tha se mbeten të përkushtuar që të japin alternativat për ruajtjen e shëndetit publik.

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës orari i punës së bizneseve në fushën e gastronomisë është deri në orën 19:00.

Poashtu këto biznese janë të kufizuara edhe me disa masa të tjera. 

(Kosova Sot Online)