Nis greva e punëtorëve teknik, Qeveria nuk ua ka paguar shtesat

  • E. /
  • 14 December 2020 - 09:32
Nis greva e punëtorëve teknik, Qeveria nuk ua ka paguar shtesat

Rreth 2 000 punëtorë teknikë në spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë hyjnë në grevë, pas mosrealizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga Qeveria.

Kërkesë për grevë i janë përgjigjur edhe punëtorët e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë. Ata kanë bojkotuar punën dhe janë mbledhur në korridorin e kësaj qendre.

Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë.

“Në ketë grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale që kanë punëtorë të sektorit privat dhe ambullantat dhe qendrat e mjekësisë familjare “, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)