Qeveria e Malit të Zi: S’jemi armiq të Rusisë, por sanksionet mbeten sepse duam të hyjmë në BE

  • E. /
  • 14 December 2020 - 10:07
Qeveria e Malit të Zi: S’jemi armiq të Rusisë, por sanksionet mbeten sepse duam të hyjmë në BE

Qeveria e re malazeze nuk do t’i heqë sanksionet ndaj Rusisë, sepse ajo dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian, tha Ministri i Jashtëm Gjorgje Raduloviq.

Raduloviq tha se për “Vijesti” të Podgoricës se beson që sanksionet kundër Rusisë dëmtojnë ndjenjat e një numri të caktuar të njerëzve me të cilët Rusia është e afërt, në vend të vetë Rusisë.

Ai u shpreh se i kupton plotësisht këta njerëz, por tha se ata duhet ta dinë se duke vendosur sanksione, Mali i Zi, siç tha ai, nuk po i shpall luftë Rusisë.

“Ne nuk jemi armiq të Rusisë dhe unë e informova ambasadorin rus në bisedë se sanksionet mbeten në fuqi, por që ne do të kërkojmë bashkëpunim në të gjitha fushat që nuk shkelin përparësitë tona strategjike evropiane”, tha Raduloviq.

(Kosova Sot Online)