Pse Albin Kurti nuk po përfshihet në protestat në Shqipëri?

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 22:03
Pse Albin Kurti nuk po përfshihet në protestat në Shqipëri?

Analisti Rron Gjinovci dhe anëtari i PSD’së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar liderin e VV’së pasi nuk është përfshirë në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Albini po hesht. Pse nuk flet për ngjarjet e fundit dhe t’i mbështes protestat. Ai flet për bashkim. Tani është koha”, tha ai.

Edhe Hyseni është pajtuar me këtë mendim.

“Në protestat e studentëve shkoi në Tiranë dhe u takua me ta. U takua edhe me Sali Berishën e Ilir Metën. Tani ai po heshtë.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)