Lexoni edhe:
Për profiterët dhe zhvatësit e shtetit nuk duhet të ndahen fonde të mbrojtjes në Gjykatën Speciale, duhet një fond për mbrojtjen e UÇK-së nga shpifjet e tyre
Ditëve në vijim pritet që të mbahen disa seanca në Speciale lidhur me të akuzuarit që tashmë kanë dalë para Dhomave të Specializuara.
Kjo është bërë e ditur në kalendarin që e kanë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se sot para Speciales do të paraqitet nënkryetari i organizatës së veteranëve, Nasim Haradinaj.
Një ditë pasi iu konfirmua aktakuza, ai do të dalë para prokurorëve të Speciales. Seanca pritet të fillojë sot në ora 15:00.
Kjo nuk do të jetë seanca e vetme që mbahet këtë javë. Me datë 17 dhjetor do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve.
Kjo seancë do të fillojë në ora 17:00.
Një ditë pas konferencës në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit dhe shefit të deputetëve të LVV-së, Rexhep Selimi do të mbahet seanca e parë pas konfirmimit të aktakuzës për Hysni Gucatin.
Kryetari i organizatës së veteranëve do të dalë para gjykatësit dhe prokurorëve të Speciales me datë 18 dhjetor në ora 11:00.
(Kosova Sot Online)