Arrestim në mes të rrugës në Gjilan, polici zë përfundi qytetarin

  • E. /
  • 15 December 2020 - 13:29
Arrestim në mes të rrugës në Gjilan, polici zë përfundi qytetarin

Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona. Në një video ku shihet momenti i arrestimit, duket se policia ka shtrirë përtokë njërin.

Arsyet e arrestimit nuk dihen ende, megjithatë në video shihet momenti i arrestimit ku njëri nga personat e arrestuar, është i shtrirë përtokë.

Njëjtë nuk ka ndodhur edhe me të arrestuarin tjetër, i cili shihet se është në këmbë.

Nuk dihet nëse qytetari i arrestuar nuk iu është bindur urdhrave të policisë, megjithatë media do të ju mbajë të informuar.

(Kosova Sot Online)