Lexoni edhe:
Mustafa: Sa të jemi ne si LDK, Albini sheh ëndrra se mund t’i fitojë 50 për qind të votave
Sipas mediave, polici Sali Mazreku e ka vrarë të bijën e më pas edhe ka kryer vetëvrasje.
Rastin e ka konfirmuar për mediat lokale edhe Faton Alia, drejtor i Policisë në rajonin e Prizrenit.
“Është një rast që ka ndodhur para 20-30 minuta, janë gjetur dy viktima në vend ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre. Njësitë kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e incidentit. Ende nuk i kemi identifikuar viktimat”, tha ai.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policor.
Shala ka treguar se tashmë Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Siç ka thënë Shala dyshohet se relacioni mes dy viktimave është babë dhe bijë.
(Kosova Sot Online)