Vjosa Osmani pjesë e VV-së?

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:03
Vjosa Osmani pjesë e VV-së?

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth bashkëpunimit me Vjosa Osmanin dhe rreth një koalicioni të mundshëm parazgjedhor.

Konjufca tha se Vetëvendosja ka preferenca ekskluzive për të bashkëpunuar me Vjosa Osmanin. I pyetur se pse nuk po e ftojnë Osmanin të bëhet pjesë e Vetëvendosjes, Konjufca tha se kjo e fundit i takon moshës madhore dhe vendos vetë për të ardhmen e saj politike.

“Na menojna që Vjosa është person i moshës madhore, e cila në politikë, e ka një karrierë mbi 15 vjeçare dhe e ka një personalitet të pjekur me vendos me mendtë e veta. Ajo ka vendosur mos me shku askund por me kandidu me një listë të pavarur dhe ne e respektojme shumë”, tha Konjufca 

(Kosova Sot Online)