Vrasja e dyfishtë në Prizren, intervistohen disa dëshmitarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në komunën e Prizrenit.
Një zyrtar policor dhe e bija e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tij.
Nga Policia e Kosovës sot kanë bërë të ditur se janë intervistuar disa dëshimtarë familjarë të viktimave
“Prizren 15.12.2020 – 19:10. Është raportuar se një zyrtar policor dhe vajza e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, prokurori dhe mjekësia ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitarë familjarë të viktimave, me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë marrë nga mjekësia ligjore për obduksion”, thuhet në raport të policië.
(Kosova Sot Online)