Lexoni edhe:
Vdes zyrtari i komunës së Deçanit
Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin e armatosur të kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndaj filialit të një banke komerciale në Prishtinë ku fatkeqësisht është plagosur një zyrtar policor.
Sektori bankar ka ndjekur me shqetësim rritjen e numrit të sulmeve ndaj bankave me përdorim të armatimit dhe lëndëve shpërthyese gjatë vitit 2020. Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar disa herë gjatë vitit duke ngritur alarmin që sulmet dhe tentim-grabitjet janë duke u bërë çdo herë e më të dhunshme duke rrezikuar jetën dhe pronën. Në lidhje me këtë dukuri negative, janë mbajtur edhe takime të shumta me Policinë e Kosovës ku është theksuar se duhet të ketë hetime intensive për zbardhjen e rasteve të ndodhura më herët pasi që nëse nuk zbulohen rastet e mëhershme, atëherë numri i sulmeve mund të vazhdojë të rritet në të ardhmen duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.
Vdes zyrtari i komunës së DeçanitLexoni edhe:
Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sektorit bankar për punën që po bën policia e Kosovës për të rritur sigurinë në vend duke uruar që zyrtari policor të shërohet sa më shpejtë. Njëherit i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mbështesë policinë e Kosovës me resurset e nevojshme në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre me sukses dhe siguri të lartë.
(Kosova Sot Online)