Lexoni edhe:
Pa Amerikën nuk bëhej Ushtria e Kosovës, politikanët tonë të korruptuar mburren duke na mashtruar
Tre të dyshuar kanë plagosur me thikë dy meshkuj, dje në “Lagjen e Re” në Kaçanik, sipas policisë konflikti nisi në komunikacion.
Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri nga ta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Të dyshuarit ndodhen në arrati.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lagjja e Re, Kaçanik 19.12.2020 – 21:10. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi janë sulmuar me thikë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin një konflikt mes vete në komunikacion. Viktimat janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor e më pas njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë ku sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit janë ende në arrati.
(Kosova Sot Online)