Qeveria miraton strategjinë kundër korrupsionit deri në vitin 2023

  • E. /
  • 21 December 2020 - 10:00
 Qeveria miraton strategjinë kundër korrupsionit deri në vitin 2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka miratuar strategjinë dhe planin e veprimit kundër korrupsionit 2021-2023.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri paraqiti draft-strategjinë kundër korrupsionit, duke shtuar se përmban një qasje gjithëpërfshirëse.

“Ajo përmban veprime prioritare për luftimin e korrupsionit. Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandohet të plotësojë këtë strategji në mënyrë që t’i përgjigjen sfidave”.

“Meqenëse korrupsioni është një fushë e gjerë kjo strategji do të plotësohet me strategjinë e sigurisë”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)