Video historike: Nisja e grupit të madh të ushtarëve të UÇK-së, nga Shqipëria për në Kosovë
13 dhjetorin e dimrit të acartë të vitit 1998, Mujë Krasniqi bashkë më në një numër të madh, prej 143 ushtarësh kishte ndarë mendjen për ta çarë kufirin dhe për t`u futur në Kosovë.
Rrugën për të kaluar nëpër bjeshkët e larta prej 1.700 metrash të Pashtrikut, nëpër dëborën, që vende-vende arrinte deri në 2 metra, pamëdyshje e kishin marrë çlirimtarët, duke sfiduar vështirësitë.
Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin “Lkenet e Hasit” me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë.
Video: Nisja nga fshati Cahan i Hasit të Shqipërisë:
https://www.youtube.com/watch?v=PJRwOxNOOyY&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)