Hoxha i VV-së: Isa Mustafa do të dërgojë dikë tjetër te Vjosa, s’e duron dot në cilësinë e presidentes

  • G.g /
  • 22 December 2020 - 13:04
Hoxha i VV-së: Isa Mustafa do të dërgojë dikë tjetër te Vjosa, s’e duron dot në cilësinë e presidentes

Ish-këshilltari i Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër, Elvis Hoxha ka thënë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk do të shkojë në takimin e sotëm me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit.

Në një shkrim në Facebok, Elvis Hoxha thotë se Osmani do të duhej të takohej sot me Mustafën.

Megjithatë, këshilltari i Kurtit thotë se Mustafa do të dërgojë dikë tjetër në presidencë.

Kjo sipas tij do të ndodhë pasi që Mustafa nuk mund ta durojë që më e votuara e LDK-së ta presë në funksionin e presidentes së Republikës.

“Fakti interesant i ditës: Vjosa Osmani takohet sot me Isa Mustafën. Natyrisht që Isa do të dërgojë dikë tjetër sepse nuk mund të durojë që më e votuara e LDK-së dhe e përjashtuar prej tij, ta presë në funksionin e presidentes së Republikës. Aq më tepër të flasin për datën e humbjes së madhe.  Ps. Tani ndonjë institucionalist do më sqaroj se bëhet fjalë për presidente në detyrë”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)