Ky shtet ka tepricë të vaksinave, u ofron edhe vendeve fqinje

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 16:02
Ky shtet ka tepricë të vaksinave, u ofron edhe vendeve fqinje

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se secili banor i vendit të saj do të ketë qasje falas në vaksinimin kundër koronavirusit dhe madje një pjesë e vaksinave do t’u dhurohet vendeve fqinje në Oqeanin Paqësor.

Zonja Ardern njoftoi se ka nënshkruar kontrata me dy kompani farmaceutike shtesë për prodhimin e vaksinës kundër sëmundjes së re.

“Kjo do të na sigurojë që të kemi vaksina të mjaftueshme për tërë popullsinë e Zelandës së Re dhe për Paqësorin, nëse ato (vendet e Paqësorit) i dëshirojnë vaksinat”, tha ajo.

“Kemi siguruar vaksina të mjaftueshme për dozat e para në Tokelau, Niue, Ishujt Cook dhe për fqinjët tanë të Polinezisë – Samoan, Tongan, Tabalun, nëse qeveritë e tyre dëshirojnë t’i marrin ato (vaksinat), tha kryeministrja e vendit të largët.

“Jemi duke punuar ngushtë me Australinë, e cila gjithashtu po synon ta përkrahë vaksinimin në një pjesë më të gjerë të Paqësorit”, shtoi ajo, shkruan Daily Mail.

Një ndër udhëheqëset më të popullarizuara në botë u vlerësua lart në rrjetet sociale pas dhënies së këtij njoftimi.

“Duket sikur qeveria e tyre është nga një përrallë ose diçka e tillë”, shkroi një burrë në rrjetet sociale. Një person tjetër shkroi: “Edhe një herë, Zelanda e Re e turpëroi shumicën e shteteve. A mund ta vjedhim atë?”

Sipas marrëveshjeve të reja, Zelanda e Re do të sigurojë 7.6 milionë doza të vaksinës së kompanisë britanike “AstraZeneca”, që ka bashkëpunuar me Universitetin e Oksfordit, si dhe 10.7 milionë doza të vaksinës së kompanisë amerikane “Novavax”.

(Kosova Sot Online)