Lexoni edhe:
Blerim Devolli e humbi mbështetjen e të fortëve të pushtetit që i mori Gjykata Speciale, nuk guxon të shkon në komisionin hetimor parlamentar
Policia në Pejë ka arrestuar një serb i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë, në vitin 1999.
I dyshuari është arrestuar mesditën e së martës në Pejë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
“Pejë 1999. Me 22.12.2020 – 15:00. Njësiti policor pas një pune hetimore ka arrestuar një mashkull Serb i cili ishte i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia.
(Kosova Sot Online)