
Lexoni edhe:
Blerim Devolli e humbi mbështetjen e të fortëve të pushtetit që i mori Gjykata Speciale, nuk guxon të shkon në komisionin hetimor parlamentar
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ua ka falur dënimet dy personave të dënuar në rastin për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Trumpi e fali ish-ndihmësin e fushatës, George Papadopoulos, i cili e kishte pranuar fajin gjatë hetimeve për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë, shkruan Reuters.
Papadopoulos në vitin 2017 ishte deklaruar fajtor për gënjimin e agjentëve të FBI-së për afatin dhe peshën e kontratave të tij me njerëzit që pretendonin se kanë lidhje me zyrtarët më të lartë rusë.
Ai gjithashtu ia fali dënimin Alxe van der Zwaanit, që është dhëndër i miliarderit rus, German Khan. Ai ishte dënuar me 30 ditë burgim dhe 20 mijë dollarë gjobë pasi i kishte gënjyer hetuesit rreth kontratave me një zyrtar të fushatës së Trumpit.
Emrat e këtyre dy personave ndodhën në listën me 15 njerëz që kreu i Shtëpisë së Bardhë ua fali dënimet para Krishtlindjeve.
Në mesin e personave të falur ishin edhe katër persona të dënuar për vrasjen e 14 civilëve të paarmatosur në Irak në vitin 2007.
(Kosova Sot Online)