Një ndër themeluesit, publikon disa dëshmi interesante të LDK-së të vitit 1989 : Ja si u formua partia
Jusuf Buxhovi, njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar disa letra nga koha e themelimit të kësaj partie.
Në 31 vjetorin e saj, Buxhovi ka paraqitur gjithë procesin, anëtarët, pjesë nga seanca dhe programin e partisë atëkohë.
“Nga mbledhja e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajtur më 23 dhjetor 1989 në lokalet e ndërtesës së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë”
Ky është postimi i plotë i Buxhovit:
31 vjetori i themelimit të LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
DOKUMENTE nga Kuvendi Themelues i mbajtur më 23 dhjetor 1989:
1. Lista e Këshillit nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovë,
2. Procesverbali i seancës së Kuvendit Themelues
3. Programi origjinal i Lidhjes Demokratike të Kosovës i aprovuar në Kuvendin Themelues
4. Lista e pjesëmarrësve në Kuvendin Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989
Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1.Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe gazetar
2.Dr. Zekeria Cana, historian
3.Milazim Krasniqi, shkrimtar
4.Ajri Begu, ekonomist, shkrimtar
5.Dr. Ibrahim Rugova, studiues i letërsisë
6.Bujar Bukoshi, mjek
7.Fehmi Agani, profesor
8.Ibrahim Berisha, gazetar
9.Mehmet Kraja, shkrimtar dhe gazetar
10.Ali Aliu, kritik letrar
11. Dr. Zenel Kelmendi, mjek
12.Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13. Akademik Idriz Ajeti
14.Akademik Dërvish Rozhaja
15.Akademik Mark Krasniqi
16.Profesor Anton Çetta
17.Zenun Çelaj, gazetar
18.Nustafa Radoniqi, avokat
19.Basei Çapriqi, shkrimtar
20.Xhemail Mustafa, gazetar
21. Jusuf Bajraktari, historian
22 Hysen Matoshi, gazetar
23. Neshet Nushi, ndërmarrësë
(Renditja në listë sipas nënshkrimeve).
2. PROCESVERBALI
Nga mbledhja e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajtur më 23 dhjetor 1989 në lokalet e ndërtesës së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë.
Mbledhjen e Kuvendit në emër të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e hapi dr. Zenel Kelmendi, i cili pasi në fillim foli për rëndësinë e kësaj Lidhje propozoi kryesinë e punës prej anëtarëve: Jusuf Buxhovit, Zenel Kelmendit dhe Ali Aliut si dhe procesmbajtësin – Hysen Matoshin, propozimin dhe rendin e ditës:
1. Paraqitja e Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimit të tij
2. Paraqitja e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimit të tij si dhe
3. Zgjedhja e udhëheqësish së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Si kryesia e punës, ashtu edhe rendi i ditës u aprovuan njëzëri me aklamacion dhe duartrokitje frenetike.
1)Duke kaluar në pikën e parë, kryesuesi, Zenel Kelmendi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili paraqiti Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mirëprit me duartrokitje frenetike dhe njëzëri u aprovua me aklamacion.
2)Edhe për pikën e dytë kryesuesi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili po ashtu paraqiti Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua nga të pranishmit.
Pastaj kryesuesi dr. Zenel Kelmendi dha një pauzë të shkurtër, gjatë së cilës kohë me nënshkrimet e veta në listat e përgatitura më parë nënshkruesit përkrahen Programin dhe Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët edhe në të njëjtën mënyrë u anëtarësuan.
3)Pastaj Zenel Klemendi duke kaluar në pikën e tretë ia dha fjalën anëtarit të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqit, i cili propozoi që kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të zgjedhet dr. Ibrahim Rugova, propozim ky që aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzëri.
Për sekretar propozoi Jusuf Buxhovin, propozim ky që po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzëri.
Anëtarë të Kryesisë me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u propozuan dhe u zgjodhën njëzëri: Bujar Bukoshi, Nekibe Kelmendi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Mehmet Kraja.
Pastaj fjalën e mori Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili falënderoi për besimin e dhënë si dhe foli shkurtimisht për synimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emër të UJD-it për Kosovë, kuvendin e përshëndeti kryetari Veton Surroi, ndërsa në emër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Lirive përshëndeti dr. Zekeria Cana.
Me kaq përfundoi punimet Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokrtike të Kosovës.
Procesmbajtës, Kryetari i Lidhjes Demokratike Kosovë Hysen Matoshi (Nënshkrimi) Ibrahim Rugova (Nënshkrimi)
...
3.PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
I aprovuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989 në Prishtinë*
Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet.
Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë:
Lidhjen Demokratiket të Kosovës,
Si Parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj.
1
Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pa kriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera.
LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.
2
LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës.
LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme;
LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve.
LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra,angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë.
LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor.
LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt ri afirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës.
LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre.
3
E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë.
Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të:
-se shqiptarët, serbët,malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;
-se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve;
-se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
-se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.
LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:
-kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar;
-kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;
-kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit;
-kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare.
LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen.
Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.
4
LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.
5
LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera.
Në Prishtinë,
Më 23 dhjetor 1989.
(*Ky është versioni origjinal i Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që iu paraqit Kuvenit Themelues nga Jusuf Buxhovi dhe u aprovua njëzëri. Me këtë rast, duhet thënë se, në opinion, filluan të qarkullojnë versione të ndryshme të Programit të LDK-së, të të rishkruara dhe të sajuara në përputhje me interesat e caktuara që atij t’i komprometohet përmbajtja. Kështu, në disa syresh, u futen edhe termet “krahinë autonome”, “krahinë e Serbisë” dhe të tjera, që u shpërndanë të shaptilografuara nëpër mediume të ndryshme. Një version i rishkruar u botua edhe në “Borba” të Beogradit dhe në mediumet tjera jugosllave, po edhe nëpër qarkore dhe gazeta të emigracionit. Versioni i paraqitur i është dorëzuar po atë ditë Sekretriatit Federativ të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograrad, Ambasadës Amerikane në Beograd dhe Ambasadës Gjermane në Beograd. Në konsultim me Ambasadën Amerikane në Beograd, Kryesia e LDK-së nuk u lëshua në fushatën e “mbrojtjes” së programit të LDK-së nga keqpërdorimi, pos që u përpoq që nëpër degë dhe nëndegë ta shpërndajë versionin origjinal, që ruhet në dokumentacionin tim, si sekretar gjeneral i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga themelimi).
...
4. LISTA E PJESËMARRSVE NË KUVENDIN THEMELUES TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS më 23 dhjetor 1989:
Dr. Ibrahim Ruova, Jusuf Buxhovi, prof.Fehmi Agani, Akademik Idrik Ajeti, Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Mark Krasiqi, prof. Zekeria Cana, Mehmet Kraja, Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi, Milazim Krasniqi, Dr. Zenel Kelmendi, Ibrahim Berisha, Xhemail Mustafa, Ajri Begu, Nekibe Kelmendi, Ali Aliu, Hasan Hajzeri, Abdyl Krasniqi, Fatmir Dalladaku, Fehmi Rexhepi, Sejdullah Hoxha, Muharrem Ramabaja, Fetah Ademi, Suzana Hajzeri, Sylejman Aliu, Iliaz Bylykbashi, Ali Ahmetaj, Sali Sefaj, Ahmet Kelmendi, Florent Nuka, Ismail Gashi, Hysen Zherka, Ramadan Sejdiu, Luljeta Buxhovi, prof. Ramiz Hoxha, Jusuf Rexhepi, Agni Dika, Hysen Matoshi, Vesta Nura, Bahrije Krasniqi, Shefqet Gashi, Mon Mulliqi,Neshet Nushi, Ymer Jaka, prof.Sadi Bexheti, Luan Pula, Daut Blakaj ,Kemjl Luci, Fatmir Peja,Ylber Hysa, Haxhi Mehmetaj, Bedri Mehmetaj, Rexh Mehmetaj, Ejup Kolica, Sylejman Syla, Nehat Sh. Hoxha, Demë Topalli, Sali Zekaj, Qamil Batalli, Behram Hoti, Rexhep Hajdaraj, Shemsi (SH) Gërguri, Ejup Latifi, zejtar, Bajrush Plakaj, Ali Krasniqi, Petrit Dushi, Abit Asllani,Lutfi Bilalli, Selman Mehaj, Isan Murati, Nehat Krasniqi, Ragip Veseli, prof. Abdyl Ramaj, Xhafer Xhaferi, Binak Kelmendi, Islam Veliu, Halil Matoshi,Mentor Jakupi, Bejtush Isufi, Salih Krasniqi, Lutfi Dërvishi, Skënder Kada, Jusuf Haklaj, Faik Polloshka, Abdyl Kadolli, Gani Mehmetaj, Islam Ejupi, Agron Haxhosaj,Ndue Kurti, Mehmet Gashi ,Skënder Zogaj, Ibrahim Kelmendi, Selajdin Krasniqi, Bujar Mirsini , Fikrije Mirsini, Behram Krasniqi, Abdullah Osmani, Xhafer Hysen, Mehmedin Rexhepi, Munish Hyseni, Arbër Xhaferi, Abdyl Mustafa, Adem Hasanaj, Rrahman Bislimi, Milaim Kelmendi, Flamur Keqa, Fatos Aliu, Rizah Krasniqi, Rifat Krasniqi, Musa Tullari, Haqif Sh. Mulliqi, Ali N. Duli, Haki Mulliqi, Abdyl Zhavelli, Basri Gojani, Zaim Istrefi, Kadri Zhuta, Mixhai Pollozhani, Ramadan (Muharrem) Maloku, Rexhep (Sami) Osmani, Rihan Ismaili, Fatime Ismaili, Evliane Bajqinovci, Ramiz Fazliu, Hazir Reka.
(Radhitja është marrë nga 10 listat e shpërndara gjatë mbajtjes së Kuvendit).
(Kosova Sot Online)