![Ishulli kroat u godit nga një tërmet](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/13/200x200_termet1715622323.jpg)
Komisioni për Integrime Evropiane miraton projektligjin për marrëveshjen financiare IPA
![Komisioni për Integrime Evropiane miraton projektligjin për marrëveshjen financiare IPA](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/23/auto_Komisionii-600x3601608723384.jpg)
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Me kërë rast, kryetari i këtij Komisioni, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo marrëveshje i sjellë Kosovës 138 milionë euro.
Ai është shprehur se është boligim i tyre që t’i aprovojnë këto projektligje dhe t’i përcjellin në Kuvend për miratim.
“Në kuadër të marrëveshjes janë ndarë edhe dy objektiva në disa fusha, me demokraci dhe qeverisje, sundimin e ligjit dhe arsimin”, shtoi ai.
Pas miratimit të këtij projektligji, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në trajtimin e procesit integrues të Kosovës.
Ajo ka thënë se asnjëherë qeveria s’ka qenë më e papërgjegjshme në qasjen ndaj procesit integrues.
“Pandemia e kuptoj qe e ka vështirësuar komunikimin, por ka pasur papërgjegjësi totale të ministrave që kanë pasur të bëjnë me procesin integrues. Dua të besoj që në mandatin e ri kushdo që vjen do te ketë më shumë seriozitet në këtë drejtim”, shtoi ajo tutje.
(Kosova Sot Online)